LeBron, hero i Miamit

Nga Express më 26 maj 2011 në ora 08:55
Ndeshja e katërt finale e Konferencës Lindore të NBA-së i ka takuar Miamit. Heat, të udhëhequr nga LeBron James, i cili realizoi 35 pikë, ia dolën ta mposhtin Chicagon me rezultat 101-93, pas vazhdimeve.
Ish-basketbollisti i Cleveland është ndihmuar edhe nga Chris Bosh, që shtoi 22 pikë dhe Dwyane Wade, 14 sosh. Në anën tjetër, 23 pikët e Derrick Rose nuk i ndihmuan Bullsat që ta shmangin humbjen.
Miami udhëheq 3-1 në serinë e ndeshjeve. Heat u nevojitet vetëm edhe një fitore që ta prekin finalen e madhe të NBA-së.
Miami – Chicago 101-93 (3-1)
Miami: James 35
Chicago: Rose 23