Kosova, 'kryekushti' i BE-së pë Serbinë

E para ka të bëjë me bisedimet me Prishtinën, ndërkaq dy të tjerat kanë të bëjnë me çështjet e brendshme të Serbisë, ai ajo për buxhetin dhe lirinë e mediave dhe të institucioneve të pavarura. Këto bëhen të ditura në një shkrim të gazetës serbe, Danas, siç transmeton Evropa e Lire.
Gazeta duke cituar burimet e veta, thotë se çështja e Kosovës është prioritet për BE-në.
Në këtë kuadër thuhet se thuhet se takimi i parë i kryeminstrit serb, Ivica Daçiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë “shumë i qëlluar” dhe tash priten rezultatet e para.
Në rezultate, siç shkruan gazeta, nënkuptohet, zbatimi i marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) dhe shpërbërja e stukturave paralele serbe në veriun e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.
Në muajin dhejtor është paraparë një takim tjetër në mes të dy kryeministrave nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Deri më tash, Thaçi dhe Daçiq janë takuar dy herë. Takimi i javës së kaluar është vlerësuar të ketë qenë konstruktiv.