E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA insiston që Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Michael Kirby ka deklaruar se takimi eventual i Presidentit të SHBA-së dhe të Serbisë për momentin nuk po shqyrtohet, por një takim i tillë varet nga shumë çështje, e njëra prej tyre është progresi i Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kirby ka theksuar për gazetën serbe “Politika” se ky progres varet nga ajo nëse Beogradi do të vazhdojë të punojë me Prishtinën, pastaj të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, të zbatojë reformat ekonomike. Sipas tij, Kosova është një nga çështjet, por nuk është çështja e vetme e rëndësishme.

“Ne themi që Serbia duhet të këtë dialog dhe marrëdhënie me Kosovën, por nuk themi se duhet edhe ta njohë. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton këtë e ka thënë qartë”, ka deklaruar Kirby, siç transmeton RTK.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›