E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllja e ERT-së, kryeministri grek Antonis Samaras ofron koncesion

demoGreqi- Kryeministri grek Antonis Samaras ka thënë se një numër i vogël njerëzish mund të punësohen për të prodhuar lajme dhe programet e çështjeve aktuale derisa një transmetues i ri i shërbimit publik të ngrihet.

Ai ka qenë kritikuar rëndë për urdhërimin e mbylljes së papritur të transmetuesin publik, ERT.

Oferta e një koncesioni vijon me presionin nga partnerët e PD-së në qeverinë e koalicionit.

Mbyllja e papritur e ERT-së është pjesë e përpjekjeve për të shkurtuar shpenzimet qeveritare.

Qeveria tha se mbyllja ishte një masë e domosdoshme për të ndihmuar në përmbushjen e shpëtimit të vendit nga detyrimet e borxhit. Ajo e përshkroi ERT-në si një “strehë e mbeturinave” dhe tha se do të rinisë një transmetues të vogël, të pavarur publik.

Z. Samaras pritet të takojë partnerët e tij të koalicionit të hënën për të diskutuar çështjen. Ndërkohë Bashkimi i Transmetuesve Evropianë (EBU) i ka bërë thirrje qeverisë greke për të rihapur ERT-në.

Që nga mbyllja e tij e papritur, gati 2,700 punëtorë kanë humbur punët e tyre. Punonjësit kanë protestuar jashtë ndërtesës që nga e marta dhe mbyllja gjithashtu shkaktoi një grevë 24-orëshe të përgjithshme në vend.

Qeveria greke ka premtuar të shkurtojë mijëra vende pune në sektorin publik në mënyrë që të marrë miliarda euro si kredi të shpëtimit nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›