Fatmir Limaj sërish në arrest shtëpie
PRISHTINE - Fatmir Limaj, dhe të gjithë ish-luftëtarët e akuzuar për rastin "Kleçka", janë kthyer në arrest shtëpiak. Vendimi është marrë nga një gjykatës i Gjykatës së Apelit në Prishtinë, pas kërkesës së prokurorit italian Mauricio Salustro për kthimin e masës së arrestit shtëpiak.
Limajt i ishte hequr arresti shtëpiak pas dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Prokurorisë.
Fatmir Limaj po përballet me akuza për krime lufte prej vitit 2002. Në atë kohë ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës, i cili më vonë e shpalli të pafajshëm.
(er.nu/tg/BalkanWeb)