Itali, rrihet barbarisht 25-vjeçarja shqiptare, motiv dyshohet xhelozia
ITALI - Gjendet e rrahur në mënyrë barbare një shqiptare që jeton në Itali. 25-vjeçarja, Xhulia Toska, nga Berati është gjendur e hedhur në një qesë plehrash në qendrën historike të Napolit, pasi ishte e rrahur shumë keq.
Pasi është zbuluar nga fqinjët, ajo është dërguar në spital në gjendje të rënduar për shkak të dëmtimeve të mëdha të barkut, shpretkës, mushkërive dhe fytyrës.
Policia e Napolit ka arrestuar një person, të cilit aktualisht i bëhet i ditur vetëm mbiemri, D’Esposito, i dyshuar si autor i ngjarjes. Hetuesit italianë bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për arsye prostitucioni ose xhelozie.
(er.nu/BalkanWeb)