Mbyllja e Guantanamos rrezikon të shtyhet
Presidenti amerikan Barak Obama është zotuar se ky burg do të mbyllet brenda janarit të vitit 2010. Shkak i shtyrjes së mundshme është koha që i nevojitet qeverisë federale për të blerë dhe përshtatur burgun e Ilinoisit.Burgu “Thomson” parashikohet të blihet jo përpara marsit 2010, ndërkohë që punimet për rikonstruksionin kërkojnë të paktën 10 muaj kohë.