Gomez në presion
Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 15:40
Selena Gomez ka pranuar se ajo është në presion pasi që është e dashura e Justin Bieberit.
Këngëtarja dhe aktorja ka thënë se pavarësisht të kaluarës dhe të qenit një e favorizuar nga tinejxherët, ajo e ka vështirë të adaptohet me famën e princit të popit.
“Është çmenduri”, tha Selena.
“Ndonjëherë me hutohem dhe mendoj se jam duke kaluar ditë të këqija dhe e tërë kjo është një çmenduri. Kam shumë presion”.