E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si t’i kemi dhëmbët e bardhë?

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 15:45

Doni të keni dhëmbë të bardhë si aktorët e Hollywoodit? Tani është e mundur edhe me metoda natyrale, pa pasur nevojë të shkoni te dentisti. Hapi i parë është përtypja.

Hani fruta dhe zarzavate të forta. Karotat, mollët, por edhe një erëz si majdanozi janë furçe natyrale të dhëmbëve, që mund të heqin njollat e krijuara dhe mund t\’i zbardhin ata akoma më shumë. Hapi tjetër është përdorimi i fijes dentare në mënyrë të vazhdueshme. Është tepër e rëndësishme që të hiqen mbetjet ushqimore që qëndrojnë mes dhëmbëve dhe dhëmballëve.

Kujdesuni sa më shpesh për to dhe do të keni një higjienë më të mirë në gojën tuaj. Një sekret tjetër për një buzëqeshje rrezatuese është djathi. Nëse hani pas çdo vakti një sasi të vogël djathi, kjo ndihmon në parandalimin e karies dhe rimineralizon smaltin. E njëjta vlerë arrihet edhe përmes konsumimit të qumështit apo kosit. Ka edhe një lajm të mirë për dashamirësit e ëmbëlsirave: Luleshtrydhet e mbuluara me çokollatë i bëjnë dhëmbët më të bardhë.

Po ashtu uji me sodë është shumë i mirë për dhëmbët, por gjithnjë duke e përdorur në sasi të kontrolluar. Dhe në fund aleatë për një buzëqeshje të shkëlqyeshme janë uthulla e limoni. Megjithatë këto janë disa truke natyrale dhe jo domosdoshmërisht mund të jenë rezultateve. Ndaj ju këshillojmë që të paktën një herë në 6 muaj të shkoni te dentisti për kontrolle normale dhe një herë në tre muaj të ndërroni furçën e dhëmbëve. (Femina)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›