E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modele mashkullore të flokëve

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 15:44

Në shumicën e rasteve, meshkujt mbajnë flokë të shkurtër, për shkak se e kanë më lehtë t’i mbajnë dhe duken më të rregullt.

Disa lëvizje me anë të gishtave, të shoqëruara me përdorimin e ndonjë preparati për rregullimin e flokëve dhe modeli juaj i flokëve është i gatshëm.

Mirëpo, kërkesa e një stili të tillë të flokëve është prerja e shpeshtë e tyre, në mënyrë që modeli ta mbajë formën e vet dhe gjithmonë të dukeni mirë.

Edhe pse flokët janë të shkurtër, ekzistojnë disa modele të ndryshme. Kështu, mund të zgjidhni nga shumë të shkurtër, gati të rruar sikur stili i ushtarëve, ose t’i lini flokët paksa më të gjatë dhe të bëni ndonjë stil që i përshtatet shijes suaj.

Megjithatë, gjithmonë duhet të kihet parasysh se floku i shkurtër më lehtë mbahet. (Femina)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›