E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbyllja e TikTok, Berisha: Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës, përdorni VPN-në

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot gjatë një konference për shtyp, për mbylljen e TikTok duke u shprehur se ka shkarkuar një VPN që e përmbush funksionin për këtë platformë.

“Por kjo do të hyjë në histori si një ditë e zezë e censurës, si një akt madhor censure, pa asnjë ligj, pa asnjë bazë. Thjesht të njëjtin vendim që mori Habitullahu i Kabulit, mori dhe Habitullahu i Tiranës.

I ftoj të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në dhe të vazhdojmë betejën tonë, në radhë të parë kundër censurës. Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës. Ky është një akt i shëmtuar, një akt që nuk mund ta bënte kurrë një njeri”, tha Berisha.

Gjatë konferencës, Berisha tha se Rama dhe familjarët e tij kanë grabitur prona në jug të vendit, në gjirin e Gjipesë.

Sipas tij janë bërë falsifikime për të marrë 24 hektarë tokë.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›