Mbyllja e fushatës, PD e PS përplasen në qendër të Tiranës
Dy partitë kryesore kanë planifikuar mitingjet ditën e premte, më 26 qershor, një ditë para heshtjes zgjedhore në qendër të Tiranës. Të dy mitingjet do të nisin në orën 19.30. LSI do mbyllë fushatën që në datën 25.
TIRANE- Mitingjet përmbyllëse të fushatës elektorale do të përplasin në qendrën e Tiranës dy partitë e mëdha, PD e PS. Përgatitjet kanë nisur prej ditësh. Të dyja partitë kanë planifikuar mitingjet ditën e premte, në 26 qershor, një ditë para heshtjes zgjedhore.
Edhe ora e fillimit të mitingjeve, ku do të bëhet thirrja e fundit drejtuar elektoratit të votojë për dy partitë respektive, është e njëjtë. Të dy mitingjet do të nisin në orën 19.30.
Ajo që ndryshon dhe që është më interesantja, janë sheshet e zgjedhura për të mbledhur simpatizantët. PD-ja do të qëndrojë si në çdo fushatë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa PS-ja dhe Edi Rama edhe këtë herë kanë menduar të mësyjnë sheshin para Kryeministrisë.
Të dyja partitë kanë menduar edhe për pjesën spektakolare të fushatës, që do të jenë këngëtarët. Secila prej tyre i ka ndarë tashmë, gjë që është vënë re që me hapjen. Ndërsa Berisha do të sjellë në Tiranë grupin “Modern Talking” dhe do të ketë me vete grupin e njohur ‘Elita 5’ e këngëtarët që janë pjesë e këngës “Shqipëria po ndryshon”, Rama do të ketë me vete, si gjatë këtyre 30 ditëve, grupin “Ëest Side Family”, me të cilët këndoi gjatë fushatës dhe do të këndojë sërish këngën “Çohu”. Në ndryshim nga dy partitë e mëdha, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë partia e tretë që do të mbyllë fushatën me një miting po në Tiranë. Por, Meta, për të shmangur përplasjet ka menduar që fushatën ta mbyllë që në 25 qershor, pra të enjten, një ditë përpara Ramës e Berishës.
(e.n/News24/BalkanWeb)