Mbyllja e kasetave të matësve
OSSH ka vendosur kaseta poshtë pallatit dhe aty ka grumbulluar sahatet e të gjithë abonentëve. Kaseta është e mbyllur nga të paktën dy çelësa, sigur ato të ishin të një sigurie të lartë. Për më tepër ato nuk mund të shihen nga qytetarët për asnjë moment, madje edhe kur faturisti është i pranishëm. Kolektivizimi i sahateve është bërë me arsyen që të shmangen abuzimet nga qytetarët apo dëmtimi i matsëve, por për punonjësit e OSSH abuzimi është i lejuar madje edhe të grabisin qytetarët në shuma të mëdha. E njëjta zgjidhje është gjetur edhe për banesat private. Atyre u janë grumbulluar matësit e energjisë në një pikë të caktuar dhe për ruajtjen e tyre është përdorur një kasetë metalike e mbyllur nga të paktën 3 çelësa. Mos lejimi i qytetarëve për të kryer vetë verifikimet dëshmon mungesën e transparencës nga ana e OSSH. Por edhe nëse ata kanë dyshime, sërish procedurat për verifikim janë tepër të vonuara. Për të kryer një verifikim minimal, duhet më parë të adresohesh në zyrat qendrore të OSSH për të bërë një kërkesë apo ankesë për faturistin e zonës. Më pas duhet pritur disa ditë që kjo kërkesë të miratohet dhe më pas të kryhet verifikimi. Janë me qindra qytetarë që tregojnë mungesën e transparencë, madje ka pasur edhe nga ata që nuk janë lejuar për të kryer verifikimi. Por edhe kur kërkesa për verifikim pranohet, ajo bëhet pas disa ditësh duke lënë hapësira për të krijuar aludime. Qytetarët shprehen, se duke mos parë dot sahatet e tyre, gjatë vonesë, elektricisti mund të heq sahatin, ta çojë në laboratorë dhe të ulë kilovatët, apo edhe ti bëjë zero për të fshehur grabitjen. Qytetarët shprehen tepër të revoltuar për këtë fakt duke akuzuar hapur OSSH se po i grabit dhe po e fsheh me të gjitha mënyrat këtë grabitje.
Last Updated on E Enjte, 04 Mars 2010 09:29