E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyten në Fier e Vlorë dy plazhistë

 

FIER/ VLORE - Viktima në plazhet e Semanit dhe të Vlorës. Një 19- vjeçar u mbyt pasditen e së dielës në Fier, ndërsa në zonën e Ujit të Ftohtë, viktimë e detit mbeti një 58-vjeçar. Policia ka nisur kërkimet për Ernest Allanjakun nga fshati Plyk i Fierit. Pasditen e së dielës 19-vjeçari bashkë me disa shokë të tij kanë shkuar në plazh. Sipas familjarëve të tij, të cilët denoncuan dje humbjen e djalit të tyre, ai është nisur nga shtëpia bashkë me tre shokë të tjerë, por më pas nuk është kthyer më. "Na tha se do të ikte bashkë me tre shokë të tjerë. Pritëm deri pasdite vonë, por ai nuk po kthehej. Na thanë se në plazhin e Semanit ishte zhdukur një djalë, mësuam se Ernesti është mbytur", u shpreh babai i viktimës. Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se i kanë parë në një barkë katër të rinjtë. Ata janë futur në detin e trazuar, por kur varka ka dalë në breg, ishin vetëm tre persona. Policia ka nisur kërkimet, por ende nuk kanë gjetur trupin e tij. Ndërkohë, dje një plazhin e Vlorës gjeti vdekjen sapo u fut në ujë 58-vjeçari Kastriot Kamberi nga Vlora. Sipas pushuesve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30. Viktima pasi kishte qëndruar në çadër ishte futur në det për t'u larë. Por sapo ka përshkuar pak metra në ujë ai ka rënë pa ndjenja. Pushuesit janë munduar t'i japin ndihmën e parë, por ai kishte vdekur. Ekspertiza ka rezultuar se shkaku i vdekjes ka qenë infarkti.                                 m.r. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›