E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyten në përrua, babai i 4 fëmijëve do të shpëtonte fqinjën

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ 2 fqinjët u mbytën në Zaranikë ELBASAN - Tentoi të shpëtonte fqinjën, por të dy i merr rrjedha e përroit dhe gjejnë vdekjen. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku dy persona u rrëmbyen nga rrjedha e përroit të Zaranikës në Elbasan.

34-vjeçarja Miranda Ramazani ka rënë aksidentalisht në përrua ndërsa fqinj i saj Agim Jashari 32 vjeç, baba i katër fëmijëve ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht kanë humbur jetën të dy. Më tej ka qenë vëllai i Mirandës, i cili ka tentuar t’i shpëtojë, por nuk ka mundur. Jashari ishte baba i katër fëmijëve, të dy pjesë e komunitetit rom.

Dyshohet se 34-vjeçarja ishte e alkoolizuar, para se ajo të rrëzohet në përrua.

Më tej, i njoftuar nga banorët e zonës edhe vëllai i Mirandës, Xhemali ka tentuar të shpëtojë motrën dhe fqinjin e tij, por uji i rrëmbyeshëm nuk e ka lejuar atë.

Madje, sipas policisë vëllai vajzës së mbytur rrezikoi jetën, por fatmirësisht ka dalë nga uji me lëndime të lehta. Ai ndodhet në spitalin rajonal ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Banorët e zonës tregojnë momentin e ngjarjes.

Trupat e dy viktimave pasi janë nxjerrë nga përroi janë dërguar në morgun e qytetit. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›