E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyten rreth 100 refugjatë afrikanë në Lampeduza

ITALI- Rreth 100 refugjatë afrikanë janë mbytur në det gjatë natës, në përpjekje për të shkuar në Itali. Rojet bregdetare italiane kanë shpëtuar rreth 350 refugjatë afrikanë në det në afërsi të ishullit Lampeduza. Shumë të mbijetuar treguan për një dramë të vërtetë që kanë përjetuar në det.

Sipas tyre, këtij udhëtimi nuk i kanë mbijetuar me dhjetëra refugjatë. Disa prej tyre flasin madje për 100 të vdekur, por këto të dhëna nuk janë konfirmur zyrtarisht. Javën e kaluar në afërsi të këtij ishulli janë zbuluar në një anije 25 persona të vdekur.

Operacioni i shpëtimit u krye gjatë orëve të natës. Qindra refugjatë afrikanë janë mbytur në det në përpjekje për të mbërritur në Europë nëpërmjet ishullit të vogël jugor të Italisë, Lampeduza. Refugjatët afrikanë largohen nga vendet e përfshira nga kryengritjet, të tilla si Tunizia dhe Libia.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›