Ukrainë, pranga ish-kryeministres Julia Timoshenko
KIEV- Një gjykatë ukrainase arrestoi sot ish-kryeministren Julia Timoshenko. Kjo e fundit gjykohet për keqpërdorim të pushtetit, në lidhje me një kontratë që ajo ka nënshkruar me kryeministrin rus, Vladimir Putin, pas ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia në vitin 2009.
Timoshenko i mohon akuzat, për të cilat thotë se janë të motivuara nga presidenti Viktor Janukoviç. Ish kryeministrja e Ukrainës përfundoi në pranga në sallën e gjyqit, ku ishte thirrur si e pandehur. Ish-kryeministria e Ukrainës, në momentin e arrestimit të saj pati dhe trazira nga ana e përkrahësve të kryeopozitares.
Disa deputetë mbështetës të Timoshenkos tentuan që të ndalonin policët t’i afroheshin dhe të arrestonin atë, por nuk arritën ta bëjnë këtë pasi forcat e sigurisë e qetësuan situatën menjëherë. Më pas dhjetëra mbështetës të ish-kryeministres u mblodhën jashtë gjykatës në qendër të Kievit dhe u përpoqën të bllokojnë rrugën.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)