E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama: Ekonomia do rimëkëmbet

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka siguruar se ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të shërohet nga problemet aktuale. Komentet e tij pasojnë trazirat në tregjet botërore, të shkaktuara pjesërisht nga problemet ekonomike në SHBA. “Ajo çfarë dua të dijë populli i Amerikës dhe partnerët tanë në mbarë botën është kjo: Ne do ta tejkalojmë këtë. Gjërat do të bëhen më mirë”, tha Obama.

Aksionet në tregjet financiare evropiane kanë rënë edhe sot për më shumë se 2 për qind, duke pasuar humbjet e ngjashme në tregjet aziatike.
Investitorët janë të shqetësuar për mundësinë e shkuarjes së ekonomisë amerikane drejt një tjetër recesioni dhe përhapjen e krizës së borxhit në Itali dhe Spanjë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›