Stefanoviç: Marrëveshja, e vlefshme deri më 15 shtator

Kryenegociatori serb Goran Bogdanoviç, ka ftuar serbët në fshatin Rudare që të tërhiqen nga barrikadat, pas arritjes së marrëveshjes me KFOR-in.
Ai ka pohuar se marrëveshja nuk është ideale, por është e përkohshme dhe do të vlejë deri më 15 shtator.
Stefanovic ka thënë se nuk do të ketë dogana, dhe asnjë simbol të shtetit të Kosovës.
“Marrëveshja nuk është ideale, kemi biseduar në kushte shumë të rënda, por reagimi ynë e ka ndaluar kryeministrin Hashim Thaçi që të bëjë atë që dëshironte”, u ka thënë të pranishmëve Stefanoviç.
Raportet e fundit nga Rudare tregojnë se serbët lokalë kanë refuzuar të largohen nga barrikadat pas ftesës së Borko Stefanovicit. Ata kanë thënë se do të qëndrojnë aty së paku deri nesër kur pritet të mbahet një mbledhje e të të ashtuquajturit Këshilli i Komunave Serbe të Veriut.
Sipas marrëveshjes që e prezantojnë mediat serbe, doganierë nuk do të ketë as në Jarinje dhe as në Brnjak. Në Jarinje nuk do të ketë fare policë, kurse në Brnjak do të jenë 31 policë të Policisë së Kosovës, prej tyre 28 serbë kurse 3 shqiptarë.