E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutoi nenen, mbyllen hetimet

Tirane - Prokuroria mbyll hetimet per 38-vjecarin, qe akuzohet se vrau nenen e tij. Organi i akuzes dergoi dje dosjen ne gjykate, per te pandehurin Viktor Prendi. Dosja eshte hedhur dje ne shortin elektronik, ku i ka rene per gjykim gjyqtarit Bujar Krasniqi. Viktor Prendi akuzohet per vepren penale te "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Ngjarja per te cilen do te gjykohet i pandehuri ka ndodhur me 7 janar te ketij viti. Vete Prendi, gjate deklarimeve paraprake ka sqaruar se, "kishte kryer krimin, pasi nena ia kishte sjelle ne 'maje te hundes'". Nga hetimi i kryer rezultoi se 38-vjecari qelloi me "Kallashnikov" te emen, pasi ajo nuk donte babane e tij qe kishte vdekur 10 dite para krimit, ne fshatin Prush te komunes se Vaqarit. Fqinjet kishin degjuar zenka ne familjen Prendi dhe me pas, te bertiturat qe u shoqeruan me nje bresheri automatiku.

R. C.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›