E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet aksidentalisht ne lume 17-vjecarja

PUKE - Mbytet ne lum nje adoleshente. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje fshat te Pukes mesditen e djeshme. Sipas burimeve nga policia lokale, nje 17-vjecare ka humbur jeten ne menyre tragjike ne lumin e fshatit Kryezi ne rrethin e Pukes. Ngjarja ka ndodhur kur adoleshentja Marjana Gjini ka rene aksidentalisht ne ujerat e ftohta dhe te rrjedhshme te lumit duke mos mbijetuar dot. Te afermit dhe banoret e fshatit jane mundur qe te nxjerrin trupin e vajzes nga lumi, por nuk kane mundur dot. Trupi i saj eshte nxjerre i pajete. Sipas te dhenave te policise e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes, eshte bere e ditur se, 17-vjecarja ka rreshqitur ne lume aksidentalisht per shkak te ngricave, qe kane kapur keto dite zonat veriore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›