Mbytet në Liqenin Artificial të Tiranës, viktima një grua e zhdukur që dje

Një ngjarje e rëndë raportohet në orët e para të kësaj dite nga blutë e kryeqytetit, në mënyrë paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA.
Fjala është për një grua të gjetur të mbytur në ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, e cila sipas burimeve policore, rezultonte që dje e zhdukur, pas një kallëzimi të familjarëve të saj.
Sakaq, forcat e policisë së kryeqytetit shtojnë edhe faktin se viktima, e cila mësohet se mban emrin Natasha Gjoni dhe është rreth të dyzetave, vuante nga depresioni.
Ndërsa aktualisht, në vendngjarje, polumbarët janë duke e nxjerrë trupin e të pandjerës nga ujërat e ftohta të Liqenit Artificial. /Indeksonline/