E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet në det 60-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Ka gjetur vdekjen dje në Velipojë 60 vjeçari Rrok Koçaj. Burime nga policia bëjnë të ditur se ai ka qenë duke u larë në det kur ka humbur për disa minuta. Familjarët kanë lëshuar alarmin dhe pushues të tjerë kanë arritur ta gjejnë të mbytur në det 60 vjeçarin. Policia bën të ditur se ai doli i vdekur nga uji. Sipas të njëjtave burime nga uniformat blu mësohet se kjo është vitkima e parë e stinës së nxhetë në plazhin e Velipojës. Sipas dëshmisë së familjarëve Rrok Koçaj kishte shkruar për të kaluar fundjavën në bregdet bashkë me pjestarë të tjerë të familjes. Kur të gjithë janë bërë gati për të ngrënë drekën ai ka hyrë edhe një herë tjetër në ujë, i vetëm, por nuk ka mundur të dalë më. Ata thonë se nuk ka pasur probleme shëndetësore të mëparshme. Viktima është nga fshati Grudë e Re e rrethit të Shkodrës.

Ky lajm është publikuar: 08/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›