Mbytet në rezervuar 18-vjeçarja, ishte invalide
25/08/2009 Nuk dihet në ishte aksident apo vetëvrasje
DURRES- Ende kanë mbetur të paqarta rrethanat e mbytjes në rezervuarin e fshatit të 18-vjeçares me inicialet A. N. Viktima e lindur në fshatin Likmetaj të komunës Gjepalaj në Shijak është parë rastësisht nga shtetasi Hekuran C, edhe ai banor i të njëjtit fshat dhe pasi ka kërkuar ndihmë tek banorët aty pranë e ka nxjerrë viktimën nga rezervuari. Ujëmbledhësi gjendet rreth 300 m larg shtëpisë së vajzës 18-vjeçare, e cila thuhet se ka pasur probleme me ekuilibrin mendor. Grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka mbledhur dëshmitë e prindërve dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes për të mësuar për raportet dhe marrëdhëniet e saj me prindërit e të tjerët. Sipas policisë, 18-vjeçarja ishte invalide dhe pamundësia fizike e kishte shtyrë drejt vetmisë.