Mjeti përplas 3 pushues në Kavalishencë
25/08/2009 Rëndë në Spitalin Ushtarak
DURRES- Tre pushues nga Tirana kanë përfunduar në Spitalin Ushtarak, pasi ata janë ngjeshur dhunshëm pas kangjellave të rrethimit të qendrës së pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga shtetasi Muharrem Avdyli. Shtetasi 52-vjeçar i lindur dhe banues në lagjen numër 11 të Durrësit ka pirë alkool në masë të konsideruar dhe në gjendje të dehur ka ngarë makinën. Ndonëse në rrugën nga Ura e Dajlanit deri tek Plepat fluksi i qarkullimit të mjeteve ka qenë shumë i madh, Avdyli ka mundur të çajë me mjetin e tij “Ford” DR 0525 D për të ngecur tek Kovalishenca. Sipas policisë, pikërisht afër rrethrrotullimit në këtë zonë ai ka humbur kontrollin dhe ka goditur murin rrethues të qendrës së pushimit. Eri Metaha 20 vjeç, Ardjan Jaupi 19 vjeç dhe Eugen Lika 19 vjeç kanë qenë viktima të këtij aksidenti, të cilët kanë përfunduar në Spitalin Ushtarak në Laprakë.