E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet në ujrat e Osumit vogëlushi 7 vjecar

Mbytet në ujrat e Osumit një fëmijë 7 vjecar i cili kishte shkuar në lumë për tu larë me bashkëmoshatarët. Vogëlushin e mori rrjedha e lumit ndërsa trupi i tij u gjet pas 2 orësh nga policia. 

URA-VAJGURORE- Një fëmijë shtatë vjecar është mbytur sot në lumin Osum. Banor në Uren Vajgurore, i mituri u mbyt në ujërat e Osumit teksa notonte me shokët e tij.
Trupi i pajetë është gjetur nga policia dhe ushtria rreth dy orë pasi ishte mbytur. Bashkëmoshatarët e viktimës kanë bërë të ditur se 7 vjecarin e ka marrë rrjedha e lumit dhe kanë qënë ata që kanë njoftuar për zhdukjen e tij.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›