Precedenti homoseksual, flet i riu: Na paragjykuan
News24 ka mundur të marrë dëshminë e njërit prej të 4 rinjve të cilët janë në procedim penal për kryerje marrëdhëniesh homoseksuale në publik, disa kohë më parë në Durrës. I riu gay: Policia na paragjykoi.
DURRËS- Kryerje marrëdhëniesh seksuale në publik nga katër të rinj të seksit mashkull, në stacionin e trenit në qytetin e Durrësit. Kjo është ngjarja e disa kohëve më parë nga ku policia e Durrësit ka kapur në flagrancë të rinjtë duke i shoqëruar me pas në komisariat. Ata kanë deklaruar se nuk kanë shkelur asnjë ligj pasi këto marrëdhënie janë të lira dhe se po kryeheshin për qëllime fitimi. Por nuk ka qenë e këtij mendimi policia e cila ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të 4 të rinjve. Ngjarja e ndodhur ka sjellë dhe reagimin e një prej precedentëve të Durrësit, i cili për herë të parë në një televizion deklaron publikisht në News24 lidhur me ngjarjen, duke e konsideruar këtë si një profesion e duke pretenduar se policia u ka drejtuar pistoletën.
Të paragjykuar nga shoqëria shqiptare por dhe të pafuqishëm për të deklaruar orientimin e tyre seksual kjo kategori personash kryesisht vjen nga familje me probleme sociale e që shpesh hasin në sytë e të gjithëve ne, me indiferencën. Ruajtja e anonimatit prej tyre flet dhe për paragjykimet që ata hasin cdo ditë.
I pyetur nga News 24 lidhur me deklaraten e bërë disa kohë më parë nga kryeministri Berisha për projektligjin e martesave Gay duket se për ta do tu hiqte dhe paragjykimin që ekziston në veten e tyre, një orientim që duket se nuk e kanë tërësisht në dorë.
Ky target grup i shoqërisë shqiptare reahabilitohet në qendrën Aprat ku bëjnë pjesë dhe të tjera kategori personash sic janë përdoruesit e drogës si dhe viktimat e prostitucionit. Aktualisht vetëm tre vende nga 27 europiane Holanda, Belgjika dhe Norvegjia e kanë të ligjëruar martesën homoseksuale, një përpjekje e njëjtë tek fqinji ynë Italia ngjalli reagimin e fortë të Vatikanit. Ndërsa ngjarja e rrallë që ndodhi në Durrës la një shije të hidhur në prani të opinionit publik.
(e.n/News24/BalkanWeb)