Mbytet peshkatorja shpetojne marinaret

Aksidenti 3 milje larg bregut te Currilave helika e mjetit lundrues ngeci ne nje rrjete peshkimi
Ne qyetin e Durresit eshte mbytur nje anije peshkarexhe e cila ka qene ne peshkim e siper. Njoftimet nga kapiteneria e Portit te Durresit bejne me dije se Anija Ali Pasha rreth 25 toneshe eshte mbytur ne afersi te Currilave ne Durres.
Sipas te dhenave te policise anija ka qene duke levizur rreth 3 milje larg Currilave por ka prekur ne nje rrjete te thelle peshkimi qe i ka demtuar helikat. Nderhyrja e policise ka bere te mundur vetem evakuimin e ekuipazhit dhe zbritjen e tyre ne toke. Nderkohe qe per anijen ka qene e pamundur te shpetohej.
Sot ajo eshte fundosur ne rreth 35 meter thellesi. Kjo eshte edhe mjeti i 4 qe
fundoset ne Durres brenda harkut kohor te 2 muajve. Muajin e kaluar eshte fundosur anija Flab dhe Mati si dhe nje pilotazh brenda ne port. Mbytja e Ali Pashes e con ne 4 numrin e mjeteve te mbytura.
Rreth operacionit te shpetimit ka njoftuar policia e cila ka bere me dije edhe situaten ne te cilen eshte perballur ky mjet para mbytjes.
Sipas saj ka qene ora 11.40 deri ne oren 15.00 kur eshte zhvilluar operacioni i kerkim shpetimit te motopeshkatores Ali Pasha pasi duke pasur edhe dallgezim dhe ere
kur ishte bllokuar ka leshuar sinjalin SOS.
Gjate lundrimit ne heliken e anijes e cila i perkiste pronarit Dori Mancaku ka mbetur nje pjese e trates se peshkimi e cila ka qene e keputur nga ndonje anije tjeter dhe kur ka kaluar mjeti siper saj ajo e ka qarkuar heliken dhe e ka bllokuar.
Kjo ka bere qe anija te stopohet duke qene e ekspozuar perballe eres dhe dallgeve. Pas marrjes se sinjalit SOS nga kjo peshkatore ne vend ka shkuar nje nga skafet e sherbimit i cili ka konstatuar se rrjeta trata qe po terhiqte peshkatorja
kishte hasur ne nje pengese dhe kishte bllokuar eliken.
Per pasoje ishte shkaktuar futja e ujit ne kicin e anijes. Policia ne njoftimin e bere deklaron se ne keto rrethana ne bashkepunim me Dispecerine e peshkimit ne vend u thirren edhe dy motopeshkatore te tjera te fuqishme por nga manovrat e kryera
nuk u be dot e mundur terheqja e ketij mjeti lundrues drejt portit.
Per nxjerrjen e saj eshte vene ne gatishmeri ne bashkepunim me Sigurine Portuale edhe nje polumbar i cili eshte perpjekur qe te priste traten dhe te clironte eliken por nga perkeqesimi i motit manovrat e shpetimit kane qene te pamundura .
Nga mjetet qe kishin shkuar per ndihme ne vendngjarje u be evakuimi i ekuipazhit te motopeshkatores Ali Pasha e cila me pas u mbyt.
Dispeceri i peshkimit Bujar Bala tha se anija ka qene duke peshkuar dhe ka hypur siper nje anijeje tjeter te mbytur dhe se ne fillim ne eliken e saj eshte mbeshtjelle kafo e telegrafise se mjetit te fundosur me pare.Gjate manovrave ka hyre ne helike edhe trata e peshkimit qe e ka bllokuar teresisht ate.
Ajo ka qene nje avari e rastesishme. Ne ato momente ne motopeshkatore kane qene
Kapiteni i varkes Isa Pojana dhe mekaniku i anijes Sali Dodoli te cilet me pas u evakuuan me mjete qe u shkuan ne ndihme. Manovrat per te mundesuar nxjerrjen e saj nga thellesia jane nderprere per shkak te perkeqesimit te motit.