E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet te mos sillemi si Don Kishoti

Per premtimin e Qeverise


Do te thuash ne Parlament ne do te bejme cmos do te bejme te gjithe keto kontrolle te medha te gjithe keto pune per kanalet dhe keto por tani ne nuk e kemi ne dore kete natyre kaq te madhe qe po zbresin akullnajat.


Domethene nuk mund te jetosh keshtu se behesh Don Kishot ska cfare me ben mua thote do ti dal gjigantit do ta derrmoj. Keshtu qe kjo i ka marre ne qafe njerezit tane qe kane qene teper optimiste dhe kane lajthitur mendjen ne zgjedhje


Per politikanet


Politikanet ne Parlament duhet te punojne qe te mos kete me katastrofa te tilla. Duhet te diskutojne shtruar pa u zemeruar ja sic po bisedojme ne te dy. Por kjo nuk ndodh. Njeri thote kjo dige duhet bere keshtu tjetri pergjigjet Bllokmen i poshter ta di une biografine ku ka qene nena jote.


Me kujtohet Hamit Beqja. Hamiti u perzu nga Komiteti Qendror sepse ishte nje nga njerezit me te mire demokrat ne shpirt. Ai ishte nje nepunes i KQ-se edhe e perzuri Enveri


Nevoja e eksperteve


Ketu humbet populli sepse politikanet ata jane gjithmone. Ja do te behen zgjedhjet dhe pjesa me e madhe do te jene serish deputete. Po nuk u zgjidhen keto gjera bashkerisht humbet populli.


Kur kercenohet Shqiperia nga nje fuqi madhore duhet te mbrosh vendin tend. Ne kete rast armiku eshte uji. Mos te mbledhesh vetem ministra por zgjidh edhe 3-4 eksperte qe te thone ore dale se kjo eshte keshtu. E keqja jone eshte qe nuk perdorim eksperte sepse i quajme keta se jane me te vjetren


Rama-Berisha


Nese ulen Rama dhe Berisha ma merr mendja se me 99 nuk behet. Une them qe te behet nje mbledhje te jete Sali Berisha Edi Rama Presidenti Bamir Topi te jete ndoshta edhe Gramoz Ruci.


Edhe vete Jozefina qe te mos i ngelet hatri se eshte shkodrane edhe te jene 15 specialiste nga me te miret e vendit edhe te diskutohet kjo pune si do ta bejme. Na ndodhi kjo cdo te bejme pas permbytjes cilat gjera do te rregullojme apo jo. Dhe kjo bile te shkruhet

Nga permbytjet humbet vetem populli sepse politikanet ata jane gjithmone. Ja do te behen zgjedhjet dhe pjesa me e madhe do te jene serish deputete. Ne pune dhe ne lufte njeriu eshte vella. Pra nuk ka ketu te majte edhe te djathte

Shkrimtari i njohur Dritero Agolli ka rrefyer ne nje interviste per Shekullin dhimbjen e tij per krahinen e permbytur te Shkodres per njerezit e thjeshte qe kane me shume se dhjete dite qe jetojne nen uje.


Ne pjesen e dyte te intervistes Driteroi tregon per demin qe kane sjelle premtimet e gabuara te qeveritareve qe mashtruan njerezit duke u thene se nuk do te kishte me permbytje. Ai flet per menyrat se si mund te shpetohet nje krahine nga permbytjet e pervitshme dhe i ben apel politikes qe te punoje per qellimin e perbashket te miren e njerezve.


Driteroi kerkon qe politikanet te punojne se bashku ne Parlament dhe te heqin dore nga akuzat personale. Por mbi te gjitha porosia e shkrimtarit eshte qe politikanet tia lene vendin eksperteve dhe te jene ata njerezit qe do te zgjidhin situaten.


Vijon nga numri i djeshem...


Qeveria tha perpara nje muaji e njerezit duhet te rrine te qete se nuk duhet te permbyten. A ndikoi kjo deklarate tek njerezit


Njeriu duhet te mbaje nje rezerve te mos jete optimist deri ne kulm se nuk i dihet asaj. Edhe kur flet edhe kur ben duhet te jete i matur. Ne do te bejme perpjekjet me te medha per ta bere kete por jo kjo u be dhe mbaroi nuk do te kete me shira nuk do te kete me permbytje nuk ia del asaj.


Do te thuash ne parlament ne do te bejme cmos do te bejme te gjithe keto kontrolle te medha te gjithe keto pune per kanalet dhe keto por tani ne nuk e kemi ne dore kete natyre kaq te madhe qe po zbresin akullnajat.


Domethene nuk mund te jetosh keshtu se behesh Don Kishot ska cfare me ben mua thote do ti dal gjigantit do ta derrmoje. Keshtu qe kjo i ka marre ne qafe njerezit tane qe kane qene teper optimiste dhe kane lajthitur mendjen ne zgjedhje.


Edhe ne zgjedhje duhet mbajtur mendja pak te mos lajthise ver dicka ketu ne xhep dhe shtrengoje ndonjehere kur e tepron qe te kujtohesh por nje si geshtenje.


Por me disa gjilpera qe kur e shkel ate kujtohesh te vijne mend qe te mos e teprosh kete gje se nuk behen ato gjera. Pastaj nuk duhet ti qepesh vetem nje drejtimi dhe 10-20 vjet te mbash ate drejtim.


Mirepo te besh rruge 20 vjet nuk jetojne dot se permbyten apo te cahen apo te bie mali mbi rruge. Ti duhet te interesohesh per pyjet per te gjitha. Domethene paralel te shkojne njerez qe i japin nje rendesi me te madhe. Por mos harro te tjerat se prishet cdo gje pastaj.


Po qytetin si mund ta mbrojme nga permbytjet


Mao Ce Duni thoshte Fshati te rrethoje qytetin shte ajo e Mao Ce Dunit. Por ai e thoshte ne kuptimin po te dalin reaksionare ne qytet fshati te rrethoje qytetin. Kurse ne e kishim tjeter Ti bejme malet si fushat qe edhe atehere ne kohen e socializmit u bene gabime te medha se u hoqen shkurre u prishen filloi erozionit.


Atehere une isha me Jashar Qemalin shkrimtar shume i madh turk me Mehdin Caku nese e ke lexuar. Edhe shkonim ne rrugen nga Ballshi Tepelena andej.


Atehere te gjithe ato qe ishin buze perrenjve ishin prere shkurre te gjitha dhe ishin bere per tu mbjelle me brezare dhe me toke. Jashari qe e njihte mire token tha e gjithe kjo toke do te bjere ne perrua eshte nje katastrofe e madhe.


Tani as per qind e pyjeve kane mbetur

Te kthehemi edhe nje here tek qyteti i Shkodres. A mund ta marre me veten pas kesaj cfare pasojash do te lere kjo permbytje


Une besoj se Shkodra do ta marre veten. Do ta marre veten edhe do te rriten kujtime. Shkodra si qytet nuk do te kete te veshtire si fushe ka veshtiresi. Puna eshte qe te mos dalin ujerat e zeza ne drite. Te marrin masa tani qe te mos jene bllokuar ato qe dalin nga nevojtoret edhe te shperthejne. Kjo eshte.


Mos permbyten prape vitin tjeter


Epo kjo eshte e keqja. Puna duhet te filloje nga ato qe behen shkak per permbytjet. Qe nga digat e gjer te argjinaturat e lumenjve dhe perrenjve.


Po politikanet cfare duhet te bejne per te ndihmuar njerezit


Politikanet ne parlament duhet te punojne qe te mos kete me katastrofa te tilla. Duhet te diskutojne shtruar pa u zemeruar ja sic po bisedojme ne te dy ose sic bisedojne ndonjehere ne kafe dhe te thone ore na ndodhi kjo gje dhe te thone cfare mendimi keni ju secili. Por kjo nuk ndodh.


Njeri thote kjo dige duhet bere keshtu tjetri pergjigjet Bllokmen i poshter ta di une biografine ku ka qene nena jote. Me kujtohet Hamit Beqja Babai i deputetit Ilir Beqja. Hamiti u perzu nga Komiteti Qendror sepse ishte nje nga njerezit me te mire demokrat ne shpirt. Ai ishte nje nepunes i Komitetit Qendror edhe e perzuri Enveri.


Parlamenti yne ka nje gje te keqe qe punon gjithnje si ne 91 92 93. Nuk nderron sipas situatave por vetem nje lloj lufte ben. Lufte jo me dyfek por lufte me goje. Nje filozof modern rektori i universitetit La Sapienza ne Rome ka bere nje liber ku thote qe nuk duhet te perdoren te njejtat metoda.


Ne ne parlament perdorim gjithmone te njejtat metoda. Ja ta shohesh se si do te zihen kur te mblidhen per Shkodren. Do te fillojne e do te thone Ju bllokmenet qe u gezuat qe u permbyt Shkodra. Ju ferkuat duart se kryetari juaj nuk erdhi atje qe ne fillim por erdhi vone... Ja kur ta thone kete me telefono dhe do flasim serish.


Po ne kete rast kush humbet


Ketu humbet populli sepse politikanet ata jane gjithmone. Ja do te behen zgjedhjet dhe pjesa me e madhe do te jene serish deputete. Po nuk u zgjidhen keto gjera bashkerisht humbet populli. Ne pune dhe ne lufte njeriu eshte vella.


Pra nuk ka ketu te majte edhe te djathte. Kur kercenohet Shqiperia nga nje fuqi madhore duhet te mbrosh vendin tend. Ne kete rast armiku eshte uji. Bashkerisht duhet te luftohet qe ta menjanosh kete permbytje ne te ardhmen.


Mos te mbledhesh vetem ministra por zgjidh edhe tre- kater eksperte qe te thone ore dale se kjo eshte keshtu. E keqja jone eshte qe nuk perdorim eksperte sepse i quajme keta se jane me te vjetren. Por me te vjetren jane bere shume gjera. Duhet te shfrytezosh eksperiencen e te vjeterve pavaresisht se cfare politike ka qene.


Mos valle Rama dhe Berisha duhet te ulen ne tavoline te shoqeruar nga ekspertet e tyre dhe te diskutojne per Shkodren


Mund te behet edhe ajo por ata me mire te ndodhe ne parlament. Ata te dy nuk jane te tille njerez qe te ulen. Ata do te zihen atje.


Do te thone ja ti i ke fajet se ke marre kete dhe ate. Ne qofte se ulen ata te dy duhet te jene edhe nja 10 a 15 specialiste qe te flasin. Vetem keshtu mund te behet. Ata te dy vetem mund te prishin gjerat. Keta specialistet e zote qe kane bere digat dhe kane thare kenetat dine ti japin zgjidhje situates. Pa specialiste nuk behet dot gje.


Nuk eshte si ajo puna e Tanjes Driteroi i referohet eurodeputetes Tanja Fajon qe ndihmoi Shqiperine ne procesin e liberalizimit te vizave qe te vije ajo dhe pa ditur fare per Shqiperine te flase per keto gjera. Vetem me keta te dy ma merr mendja se me 99 nuk behet.


Une them qe te behet nje mbledhje te jete Sali Berisha Edi Rama Presidenti Bamir Topi te jete ndoshta edhe Gramoz Ruci. Edhe vete Jozefina qe te mos i ngelet hatri se eshte shkodrane edhe te jene 15 specialiste nga me te miret e vendit edhe te diskutohet kjo pune si do ta bejme. Na ndodhi kjo cdo te bejme pas permbytjes cilat gjera do te rregullojme apo jo.


Dhe kjo bile te shkruhet e para Do te bejme kete gje fjala vjen hidrovoret qe te shtohen nese jane pak qe te terheqin ujerat argjinatura kanalet te pastrohen edhe te hapen dhe shume gjera te tjera. Duhet te shkruhet qe te behen mire vijat ujembledhese dhe pyjet anes rruges. Se ne bejme rrugen por nuk bejme vijen.


Pastaj duhet te jemi te kujdesshem qe te mos i mbushim digat deri ne fund te leme nje hapesire kur te fillojne shirat ne nentor dhe dhjetor. Edhe ne termometer lihet pak hapesire hapesira e Toricelit qe i thone. E le nje hapesire sepse po e mbushe plot ajo pelcet. Ja kete shishe mbushe plot dhe shtype kjo pelcet. Nuk te vret keshtu por te vret me uje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›