LSI: PS dhe PD nuk korrigjojnë gabimet në kodin zgjedhor

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, tha se reforma zgjedhore nuk po ecën me ritmet që kërkon serioziteti i këtij procesi dhe se nuk po zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të cilat në parim janë pranuar nga të gjitha palët.
“Natyrisht nuk është një çështje që duhen neglizhuar, madje është prioritare, çështja që ka të bëjë me barazinë e votës. Ndaj mesa duket palët, apo 2 partitë që kanë monopolin e deformimit të sistemit dhe që kanë përgjegjësinë për atë çfarë kanë bërë, nuk kanë vullnetin të korrigjojnë gabimin që vetë kanë bërë”, theksoi ai.
Sipas zyrtarit të LSI-së, mund të ndërhyhet në ndarjen e zonave zgjedhore. “Kjo do të thotë që është zgjidhja më e mirë e mundshme që për të evituar diskriminimin apo pabarazinë e votës mund të shkonim tek një ndarje me një numër më të kufizuar rajonesh zgjedhore. Ndoshta numri 6 do të ishte zgjidhja më e pranueshme. Rajone zgjedhore që të kenë numër të përafërt zgjedhësish, çka do të jepte vlerë edhe Kuvendit që del pas këtyre zgjedhjeve, në mënyrë të atillë që të përfaqësojë realisht vullnetin dhe votën e qytetarëve shqiptarë”, shtoi më tej. /S.Ll/Start/
2012-03-13 17:25