E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytja e 2 grave,arrest shtëpie për shoferin e zetorit. Banorët në protestë

Gazeta Shqip

MbytjaGjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Gëzim Zyfin, shoferin e zetorit që u përmbys të shtunën në lumin Devoll duke shkaktuar vdekjen e dy grave.

Ndërsa zhvillohej seanca gjyqësore, dhjetëra banorë të fshatrave Bracanj dhe Dobranj në rrethin e Devollit u mblodhën sot para gjykatës duke kërkuar lirimin e Zyfit pasi sipas tyre ai është i pafajshëm. Ata pohuan se kanë bërë një peticion për lirimin e shoferit të zetorit duke marrë edhe firmat e familjarëve të dy viktimave.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së shtunës kur rimorkioja e zetorit në të cilën udhëtonin 20 persona u përmbysur teksa po i transportonte nga njëra anë e lumit në anën tjetër. Për pasojë humbën jetën Mirela dhe Elena Zyfi, përkatësisht 29 dhe 35 vjeçe ndërsa personat e tjerë arritën të shpëtojnë. Prej disa kohësh banorët vuajnë mungesën e një ure dhe shpesh ata përdorin mjete motorike për të kaluar në anën tjetër të lumit.

10 prill 29013 (gazeta-Shqip.com)

Mbytja e 2 grave,arrest shtëpie për shoferin e zetorit. Banorët në protestë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›