Pellegrini beson në qëndrim

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka insistuar se ende është optimist se do të jetë në drejtim të ekipit, pavarësisht mundësisë së përfundimit të sezonit duarthatë, pa asnjë titull të fituar.
Real mposhti Athletic Bilbaon 5-1 të shtunën, duke parandaluar Barcelonën të fitojë titullin, por gjiganti madrilen mbetet një pikë prapa rivalit katalan para xhiros së fundit të sezonit dhe duhet të fitojë në Malaga dhe të shpresojë se kampioni aktual nuk merr pikë të plota në shtëpi kundër Valladolidit. Kjo pozitë e bën Barcelonën favorit të mbrojë titullin dhe hedh dyshime mbi të ardhmen e Pellegrinit në Madrid.
“Ju duhet ta pyetni bordin. Kam edhe një vit në kontratën time dhe askush nuk më ka thënë se nuk do të vazhdojmë sezonin e ardhshëm. Jam i lumtur që kam arritur kuotën më të lartë të pikëve në histori të Real Madridit dhe nuk shoh arsye pse nuk duhet vazhduar”, tha Pellegrini për mediat spanjolle të hënën.
Real ka arritur rekord të klubit, 95 pikë këtë sezon, duke shënuar mbi 100 gola, por Barcelona ka 96 dhe është në prag të mbrojë titullin. Pas shpenzimit të mbi 250 milionë eurove gjatë verës për ndërtimin e koleksionit të ri të ‘Galaktikëve’, Real ishte pritur të fitojë titullin në La Liga, Ligën e Kampionëve ose të dyja.