E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, Ukraina rrezikon organizimin

Ukraina rrezikon organizimin e Euro 2012, ndersa UEFA po mendon zgjidhje alternative per zhvillimin e kompeticionit me te rendesishem te futbollit evropian. Shkak per kete eshte bere vonesa ne ndertimin e stadiumeve, por edhe krijimi i kushteve te nevojshme ne infrastrukture per te pritur kete turne, i cili eshte parashikuar te zhvillohet ne Poloni dhe Ukraine.

Nese Polonia ka ecur sipas te gjitha afateve, Ukraina ende eshte mbrapa me punimet dhe rrezikon te mos jete gati. Per kete arsye presidenti i UEFA-s, Mishel Platini eshte shprehur se institucioni qe ai drejton ka gati nje plan B. Numri nje i qeverise evropiane te futbollit, i cili ishte dhe mbeshtetesi kryesor per organizimin e Euro 2012 ne Poloni dhe Ukraine, per here te pare ka eshte shprehur se nje nga vendet mund te mos jete gati ne kohe.

“Polonia mund te na ofroje 6 stadiume per zhvillimin e ndeshjeve te Euro 2012 dhe per kete arsye ne mund t’i kerkojme Gjermanise ose Hungarise te marre pjese ne kete turne me dy stadiume te tjere”, eshte shprehur Mishel Platini ne nje intervste te publikuar ne adresen zyrtare te Federates Gjermane te Futbollit, pas takimit me drejtuesit e saj.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›