McCormack: Ishte takim historik
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormack, e ka quajtur takimin mes sekretarëve Rice dhe Gates me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi, në Uashington, si “një takim historik”.
“Ishte një takim shumë i mirë. Ata folën për të kaluarën, për të ardhmen, folën për shpresat dhe aspiratat. Ndërkaq, ne folëm për gatishmërinë dhe vullnetin tonë që të punojmë me Kosovën, derisa ata ndërtojnë sistemin e tyre politik, ekonominë e tyre, në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të përkujdeset për aspektet e sigurisë”, - tha McCormack.
Të hënën, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi do të priten edhe nga presidenti amerikan, George Bush.