Dekretet e Topit,brenda javës në Kuvend
Kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, shprehu dje besimin se 6 dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë do të shqyrtohen gjatë kësaj jave.
"Sot, sipas afatit, presim nga institucionet të dhënat për veprimtarinë e kandidatëve të dekretuar nga presidenti dhe mbi bazën e tyre ne do të fillojmë shqyrtimin", tha dje paradite për gazetarët kreu i komisionit, Fatos Beja. Pas mbërritjes së dokumentacionit të kërkuar, pritet që komisioni i Ligjeve të zhvillojë seanca dëgjimore me gjashtë të dekretuarit e kreut të shtetit për në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që nëse komisioni gjykon se ndonjëri prej dekreteve nuk plotëson kushtet, ia bën të ditur këtë kryetares së Kuvendit, e cila nga ana e saj ia komunikon presidentit.