E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji “Për sportin”, debat Pango-Xhufi

Pr/ligji "Për sportin" ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvend mes maxhorancës dhe opozitës. 

Nënkryetari i grupit të PS-së, Erjon Braçe, ka ngritur shqetësimin se përse qeveria nuk parashikon privatizimin e objekteve sportive nga aksionerët e klubeve, ata që i drejtojnë. Sipas Braçes, procesi i privatizimit të objekteve sportive është zgjidhja e duhur për të siguruar zhvillimin e sportit, ndërkohë që qeveria nuk e ka parashikuar këtë gjë në projektligj. Për këtë menjëherë ka reaguar ministri i Sportit, Ylli Pango, i cili ka deklaruar se, për këtë gjë është biseduar me aksionerët e klubeve sportive, por vetë ata që drejtojnë këto klube nuk janë të interesuar të privatizojnë. Debatet kanë qenë shumë të forta midis Pangos dhe Xhufit, duke devijuar edhe në ofendime personale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›