E Shtunë, 31 Tetor 2026

McIlwham: Presidenti të jetë simbol i unitetit

TIRANË- Ambasadorja britanike, Fiona McIlwham në një intervistë të dhënë dje për emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, deklaroi se Presidenti i ardhshëm i vendit duhet të jetë simbol i unitetit kombëtar.

“Është pjesë e të njëjtës histori. Institucioni i Presidentit mban një funksion të veçantë në çdo vend dhe jo më pak në Shqipëri ku Presidenti ka një përgjegjesi të rëndësishme ai është mbrojtësi i disa institucioneve të drejtësisë dhe i disa agjensive të tjera kyçe. Kështu që përsëri mendoj se është e rëndësishme që institucioni i Presidentit të respektohet dhe që roli i tij të kuptohet siç duhet dhe të adresohet në mënyrë kushtetuese, në mënyrë të respektuar dhe që të realizohet uniteti dhe qëllimi i përbashkët”,- u shpreh ambasadorja britanike.

Sa i takon rolit të kreut të shtetit, pas ‘sulmeve’ ndaj figurës së tij ambasadorja vlerëson se ai është figurë e uniteti të popullit dhe si i tillë duht të vlerësohet.
“Dhe siç e thatë dhe ju ideja është që Presidenti të jetë figurë uniteti. Nuk ka dyshim që kjo është e vështire të arrihet në një demokraci relativisht të re. Por kjo duhet të jetë aspirata. Nuk mund të jetë për individë apo luftë politike”,- theksoi McIlwham.

“Shikoni, reforma tashmë është bërë. Është vendosur një sistem. Por kjo nuk është në kundërshtim me idenë dhe frymën e Kushtetutes që Presidenti duhet të jetë figurë e unitetit. Kjo ka shumë rëndësi. Kjo rëndësi duket akoma më shumë kohët e fundit kur situata është polarizuar më shumë. Pra ky rol është vërtet i rëndësishëm. Unë shpresoj që në zgjedhjen e këtij viti kjo frymë të karakterizojë zgjedhjen e presidentit të ri”, - vlerëson ambasadorja sa i takon reformës më të fundit Kushtetuese që opozita dhe mazhoranca ndërmorën për zgjidhjen e presidentit.
(el.me/Gazeta Shqiptare/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›