Topalli ne Kosove ne 4 vjetorin e Pavaresise
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dha një pritje për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ajo tha se në këtë katërvjetor “kujtojmë jo vetëm ditën e lindjes së shtetit tonë, por njëkohësisht nderojmë edhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë, brezat e tërë që e ndërtuan vizionin e Kosovës së Pavarur”. Në ceremon ishin të pranishëm kryeministri Thaçi, Kryetari i Kuvendit Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Kosovës e të Shqipërisë të kryesuar nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Zonja Topalli solli në vëmendje sakrificat për liri të shqiptarëve, por duke theksuar se tashmë sfida e të qenit të lirë është respektimi insitucioneve.
Kryetarja e Kuvendit tha së eshtë momenti të kujtojmë e nderojmë Skenderbeun, Ismail Qemalin, Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin. Topalli në fjalën e saj vlerësoi gjithashtu mbështetjen e jashtëzakonshme të SHBA-ve dhe miqve ndërkombëtarë. Në pritje morën pjesë edhe përfaqësuesi Ndërkombëtar, Pieter Feith, përfaqësues të Trupit Diplomatik, etj.