Vijon të mbetet problematike situata nga dëbora
VEND- Situata e krijuar nga reshjet e borës mbetet ende emergjente në disa komuna në veri të vendit, edhe pse sot nuk ka reshje bore. Banorët në këto zona kanë kaluar 18 ditë të izoluar, ndërsa bora në disa vende e ka kaluar trashësinë 3 metra. Problem kryesor për ta mbetet hapja e rrugëve, furnizimi me ushqim pasi rezervat i kanë drejt fundit, furnizimi me energji elektrike dhe ardhja në ndihmë në kushtet e emergjencave shëndetësore.
këtë mëngjes raportohet se akset Qafë Mali-Fierzë,Qafë Mali-Pukë janë të bllokuar , ndërkohë që të bllokuara janë edhe fshatrat e komunave Qelëz,Iballë,Blerim,Fierzë Pukë, segmentet rurale në Kryesi e Qerret janë të hapur.
Në Kukës 10 komuna janë ende të bllokuara nga dëbora, në 14 komuna rrugët janë të hapura nga dëbora , ndërkohë që akset nacionale janë të gjithë të hapur.
VIJON