E Diel, 1 Nëntor 2026

FRESSH me arkivol te Kryeministria Vdiq drejtesia

Manifestimi

Arkivolet shetitese te politikes jane rikthyer ne bulevardin Deshmoret e Kombit pas gati 13 vjetesh. Pas traumes qe coi ne kolaps njeditor te shtetit te 14 shtatorit ku turma njerezish vendosen arkivolin e te ndjerit Azem Hajdari para selise se Kryeministrise ky ritual eshte rikthyer dje ndonese ne kushte dhe simbolike tjeter po perpara dyerve te selise se qeverise. Drejtesia vdiq keshtu shkruhej me germa te zeza mbi nje arkivol te veshur me cohe te bardhe te cilin anetare te Forumit Rinor Eurosocialist kane vendosur ne bulevard. Si akt qe perfaqeson nje forme proteste ndaj vendimit te pafajesise qe Gjykata e Larte dha per kreun e Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta e qe po rikrijon kontekstin politik te tensionit. Sot ne varrosem drejtesine shqiptare. Zoti Kryeminister ju e vrate ate Varroseni ne oborrin e qeverise tuaj u shpreh nje prej pjesemarresve ne proteste. A eshte ky akt nje paradhenie per ate qe pritet te zhvillohet ne 21 janarin e ketij viti kjo do te shihet por fakt eshte se selia roze ka nisur pergatitjet dhe nuk po lejon qe ceshtja Meta te kaloje ne heshtje te plote. Madje edhe ne njoftimin qe PS-ja ka bere per ngjarjen e cilesonte grupin e te rinjve kortezh mortor qe marshoi ne qender te bulevardit te Tiranes. Drejtesia vdiq me kete apel qe thekson se padrejtesia eshte bere sunduese socialistet po japin mesazhin se Shqiperia kercenohet nga renia e vete sistemit politik qe po sipas optikes te servirur nga ata dje funksionon vetem formalisht dhe si alibi e shumices. Parimisht ky ceremonial sado simbolik do te duhet te lexohet si fundi i konsensusit politik dhe parlamentar dhe rihapje e stines se tensionit te njohur mes paleve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›