E Shtunë, 31 Tetor 2026

McLaren: Ferrari me i forte ne Brazil

Sipas adminsitratorit te deleguar Martin Whitmarsh, ne Interlagos Massa dhe Raikkonen do jene dy pilotet favorite.

Edhe pse Lewis Hamilton eshte nje hap larg titullit kampion bote, ne shtepine McLaren nuk duan te degjojne te flitet per triumf te parakohshem.

Sipas adminsitratorit te deleguar Martin Whitmarsh, ne Interlagos Massa dhe Raikkonen do jene dy pilotet favorite. “Asnje nuk mund ta mposhte Ferrarin ne Brazil. Nuk jemi ne nje pzoicion komod por nuk jemi edhe aq keq. Eshte shume e lehte mos ta perfundosh garen”, thote zyrtari i shigjetave te argjendta.


Me tej, ai ka folur per suksesin e Shangait, duke theksuar se Hamilton u eshte pergjigjur ne menyren e duhur kritikave, duke treguar se eshte nje pilot i maturuar tashme. “Nuk e di cfare makine do paraqesim ne Brazil por po punojme per kete. Duhet te perqendrohemi mbi te gjitha tek paketa aereodinamike”, nenvizoi Whitmarsh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›