Gjigantet synojne fitore ne diten e trete
Bajerni i Munihut është i bindur se do t’i japë fund paraqitjes së shëmtuar në Bundesligë dhe do të bëjë një lëvizje më pranë fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve nëse do të mposhtë Fiorentinën të martën, me apo pa Luka Tonin.
Ndërkohë, që liderit e grupeve të tjera të së martës, Real Madrid, Mançester Junaitid dhe Arsenali, janë afër kreut në kampionatet në Spanjë e Angli, kampionia e Gjermanisë, Bajerni i Munihut, kanë poshtë tyre vetëm shtatë ekipe në Bundesligë.
Formacioni i Jurgen Klinsmanit është në krye të Grupit F dhe tri pikë të tjera kundër ekipit italian do ta bëjë Bajernin një favorit të zjarrtë për të arritur midis 16 ekipeve më të mira.
“Kjo ndeshje është një shans për ne për të çuar këmbët tona në derën e raundit tjetër”, - tha Klinsman. “Ne dëshirojmë fitoren, por do të jetë shumë e vështirë”. Klinsmani beson se Toni do të rikuperohet nga dëmtimi e të jetë në fushë kundër ish-ekipit të tij. “Ai po përmirësohet ditë pas dite dhe ne shpresojmë që ai të jetë i aftë të luajë kundër ish-klubit të tij”, - tha Klinsman. “Ai do të jetë ekstra i motivuar”.
Bajerni ndodhet me dy pikë më shumë se Fiorentina. Lioni ka dy pikë pas dy barazimeve dhe synon të arrijë fitoren e parë kundër vendit të fundit, Steaua Bukereshtit, që nga ana e saj ka vetëm një pikë.
Një tjetër ndeshje tërheqëse e së martës është ajo midis Juventusit e Realit të Madridit, dy ekipe që janë ndeshur midis tyre edhe në finalen e vitit 1998. Reali ndodhet në krye të grupit me gjashtë pikë, ndërsa Juve në të dytin me katër pikë, duke pasur tri pikë avantazh përkundrejt Bate Borisovit të vendit të tretë.
Ndërkohë që dy herë kampionët e Europës do të presin 9-herë kampionët e Europës, Realin e Madridit në Torino, bjellorusia Bate Borisov do të përballet në Rusi me Zenitin e St. Petërsburgut, fituesi i Kupës UEFA i sezonit të kaluar.
Madridi pret prej gjashtë vitesh për të arritur triumfin e 10-të në Europë, kompeticioni më prestigjioz për klubet.
Formacioni i Bernd Shusterit ka rigjetur top-formën, duke qenë i pathyeshëm në gjashtë ndeshje rresht në Ligën spanjolle dhe duke fituar dy ndeshjet e parë në Ligën e Kampioneve kundër Zenitit e BATE-s.
Fakti që vjen në Torino pas fitores 2-1 kundër fqinjit të tij, Atletiko, i ka dhënë ekipit më shumë besim. “Fitimi i derbit na bën ne më shumë të fuqishëm kundër Juventusit”, - tha Rud van Nistelroi, i cili shënoi pas vetëm 34 sekondash lojë kundër Atletikos. “Vlen shumë për moralin pas ne e dimë se na pret një udhëtim i vështirë”.
Arsenali do të përballet në Stamboll me Fenerbahçen, teksa “Topçinjtë” janë në krye të grupit G, ndërsa klubi turk i fundit.
“Do të jetë realisht vështirë. Unë e provova disa vite më parë dhe tifozët atje janë shumë tërheqës”, - tha anësori Robin van Persi, ekipi i të cilit ka katër pikë kundrejt Fenerbahçes që ka një. “Do të jetë shumë agresive, por kjo është në stilin e tyre. Ju keni të bëni me atmosferën. Nuk është shumë e këndshme, por kur ju mendoni se luani me Arsenalin ju duhet të përshtateni dhge të bëni lojën tuaj”.
Kampionia në fuqi e Europës, Mançester Junaitid do të bëjë një hap të madh në fazën me eliminim direkt nësë do të mundë Sëlltikun në ‘Old Trafford”.
“Djajtë e kuq”, të cilët kanë katër pikë pas dy ndeshjesh janë në formë të mirë, teksa kanë arritur pesë fitore rresht dhe me një sulmues si Uejni Runi, i cili ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje për klubin dhe Kombëtaren e vendit të tij, Anglinë.
Ndeshja do të jetë një tjetër ballafaqim midis menaxherit të Junaitid, Aleks Ferguson dhe homologut të tij te Sëlltiku, Gordon Straçan, i cili ka luajtur nën urdhrat e Fergusonit te Aberdini, Mançester Junaitid dhe te Skocia.
Junaitid dhe Sëlltiku janë takuar gjithashtu në fazën e grupeve dy vjet më parë, kur ekipi i Fergusonit fitoi 3-2 në shtëpi, ndërsa ai i Straçanit triumfoi 1-0 në Skoci. Në ndeshjen tjetër të grupit E, Vilareali spanjoll, që gjithashtu ka katër pikë, do të presë në shtëpi Alborgun danez.
LIGA E KAMPIONEVE
DITA 3
E martë, 21 tetor 2008
Grupi E
Vilareal-Alborg
Man.Jun.-Sëlltik
Man. United 2 4
Vilarreali 2 4
Sëlltiku 2 1
Alborg 2 1
Grupi F
Bajern-Fiorentina
Steaua-Lion
Bajerni 2 4
Fiorentina 2 2
Lioni 2 2
Steaua 2 1
Grupi G
Fenerbahçe-Arsenal
Porto-Dinamo Kiev
Arsenal 2 4
Porto 2 3
Dynamo Kiev 2 2
Fenerbahçe 2 1
Grupi H
Zenit-Bate
Juventus-Real M.
Real Madrid 2 6
Juventus 2 4
BATE 2 1
Zenit 2 0
E Hene, 20 Tetor 2008