Rudi Vata: “Me MekKluskin hap dyert e Serisë A si menaxher”
Rudi Vata, agjenti i njohur shqiptar i FIFA-s është duke punuar për transferimin e skocezit Xhimi MekKluski në Serinë A te Katania e Valter Zeng♪s. Mekluski është i pari lojtar skocez që nga viti 1986, kur Grim Sunes luajti për Sampdorian në vitet 1984-1986, që synon të luajë në Itali.
Lajmi jepet nga gazeta skoceze “Scotland on Sunday”. 20-vjeçari vlerësohet si një nga sulmuesit më të talentuar të futbollit skocez në vitet e fundit dhe është një prodhim i akademisë së klubit të njohur Hibernian.
Sipas gazetës skoceze, Rudi Vata arriti t’i sigurojë “Xhinkit” (nofka e lojtarit) një testim pranë Partizanit të Beogradit në muajin shtator. “Mekluski vinte pas dy dëmtimesh, pasi theu këmbën në muajin maj, por dhe nuk i pëlqeu shumë të luante në Serbi. Kjo dhe për shkak të ambientimit me gjuhën serbe, por dhe me kulturën e jetesës atje”, - tha për “Albania-sport.com” në në linjë telefonike nga Italia menaxheri Rudi Vata.
Vetë Mekluski thotë se ishte befasuar nga kultura serbe dhe nga ajo që pa në Serbi: “Për shkak se isha 50 për qind fit, kur unë u trajnova me Partizanin e Beogradit, unë nuk isha në nivelin e kërkuar. Po të isha 100 për qind, diçka mund të ndodhte”.
“Nga ana tjetër, - shton MekKluski, - nxehtësia ishte sfilitëse, për më tepër që shumë e vështirë për ndonjë lojtar të fliste anglisht. Gjithsesi ishte një klub i madh”. Trajneri i Partizanit, Slavisa Jokanovic, nuk i ofroi kontratë ish-lojtari të Skocisë U-19, pavarësisht se ai çmoi aftësitë e lojtarit.
“Tashmë jemi prej disa ditësh në Siçili dhe do të qëndrojmë aty deri të premten, ku presim të nënshkruajmë edhe një kontratë me klubin italian. Deri tani përshtypjet e trajnerit Valter Zenga janë të mira, për më tepër që klubi synon që ta risë lojtarin për pak kohë e ta shesë në klubet më të mëdha italiane”, - shtoi Vata, i cili para disa javësh realizoi edhe transferimin e trajnerit të njohur gjerman Thomas Von Heesen e ndihmësi i tij, Hagen Reck, tashmë do të jenë në bankinën e skuadrës qipriote Apollon Limasol. 47-vjeçari Thomas Van Hessen ka qenë më parë trajneri i Fatmir Vatës, Klodian Duros e Ervin Skelës, kur këta luanin te Arminia e Bieleldit.
“Arritja e marrëveshjes me Katanian e shoh edhe një sukses në planin personal, pasi më hap dyert edhe të Serisë A për të sjellë lojtarë të tjerë”- shtoi ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare.
Katania e drejtuar nga legjenda e futbollit italian, Valter Zenga synon këtë vit pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, dhe momentalisht ndodhet në vendin e tretë me 14 pikë, dy më pak se Interi (16).
E Hene, 20 Tetor 2008