E Diel, 1 Nëntor 2026

McLaren, inxhinieret frikesohen per besueshmerine

Terheqjet e Heikki Kovalainen ne dy garat e fundit kane ngjallur panik ne radhet e inxhiniereve, te cilet i druhen deshtimit ne garen e fundit ku Hamilton do mjaftohej edhe me nje vend te peste per te fituar titullin kampion.

Ne ambientin e skuderise McLaren mbizoteron pasiguria per motorrin e makines se Lewis Hamilton ne prag te gares se Brazilit qe do te zhvillohet ne 2 nentor ne pisten e Interlagosit.

Terheqjet e Heikki Kovalainen ne dy garat e fundit kane ngjallur panik ne radhet e inxhiniereve, te cilet i druhen deshtimit ne garen e fundit ku Hamilton do mjaftohej edhe me nje vend te peste per te fituar titullin kampion.

“Ne pergjithesi, gjate gjithe sezonit motorri jone ka qene mjaft i besueshem, por jemi gjithmone te shqetesuar pasi mjafton nje problem i vogel per te humbur boterorin”, ka thene per faqet e gazetes “Marca” drejtori ekzekutiv i skuderise me qender ne Uoking.

Lewis Hamilton ndodhet 7 pike larg brazilianit Massa, por ky avantazh mund te shumezohet me zero nese ai del nga gara dhe ferraristi ze nje prej dy vendeve te para.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›