E Diel, 1 Nëntor 2026

McLareni apelon penalizimin e Hamiltonit

Formula 1

McLaren ka konfirmuar vendimin për të apeluar në Gjykatën e Apelit të Fia-s kundër penalizimit me 25", marrë si vendim nga komisarët e pistës në Çmimin e Madh të Spa kundër Ljuis Hamilton. Ky vendim i kushtoi fitoren pilotit anglez. Administratori i deleguar Martin Uitmarsh ka thënë se komunikata i është prezantuar formalisht Fia-s. Tani skuadra do të ketë shtatë ditë në dispozicion për të përgatitur dosjen dhe më pas do të dëgjohet në Gjykatën e Apelit. Kur? Para se të përfundojë sezoni, ndoshta para Çmimit të Madh të Singaporit.

KomunikataNë Uoking janë gjithmonë e më shumë të bindur për korrektësinë e manovrës së Ljuis Hamilton. Uitmarsh ka shtuar se skuadra nga bokset u kishte kërkuar, me anë të radios, drejtuesve të garës nga Fia për të thënë nëse manovra e Hamiltonit ishte korrekte dhe ata janë përgjigjur se gjithçka ka ndodhur "në mënyrë korrekte". "Nëse drejtuesit e garës do të kishin shprehur dyshime mbi manovrën e Ljuis, do ta kishim urdhëruar t'ia hapte edhe njëherë tjetër rrugën Kimit," - tha anglezi.

Sulmi"Jemi të gjithë të indinjuar, - tha Norbert Haug, përgjegjësi i Mercedes, aksioneri më i madh dhe motoristi i Mclaren. - Nuk e kemi kuptuar vendimin (të komisarëve të pistës), ashtu siç nuk e ka kuptuar e gjithë bota, ndoshta me përjashtim të Italisë. Nga mënyra se si e shohim ne këtë çështje, nuk i është bërë ndonjë favor sportit." Menaxheri nga Shtutgarti ka përsëritur se në manovrën e Hamiltonit nuk ka pasur asnjë avantazh për pilotin: "Ljuis ishte shumë më i shpejtë, mund të vërtetojmë se ai është sjellë në bazë të rregullores. Ka qenë më i miri. Jemi ne fituesit e Spa-së, por nuk arrij ta kuptoj faktin se pse ai është dënuar për diçka që është zemra e vërtetë e sportit të automobilizmit." Haug ka shtuar se nuk ka dashur t'i besojë një teorie komploti kundër Mclaren ose më të favorizuarve të Fia-s, përsa i përket Ferrarit. Për t'u dhënë akoma më shumë forcë fjalëve të tij ka deklaruar se i ka telefonuar përgjegjësit të Ferrarit, Stefano Domenikali: "Bisedova e të, e vlerësoj shumë si kundërshtar, nuk besoj se ai ka bërë ndonjë presion (mbi komisarët), por, edhe nëse e ka bërë, nuk ka qenë ai që e ka marrë vendimin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›