E Diel, 1 Nëntor 2026

McShane: KiE të ftojë deputetët kosovarë

Ish-ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Denis McShane i ka bërë thirrje Këshillit të Evropës që të ftojë në mbledhjet e tij parlamentarët kosovarë.

McShane ka deklaruar se deputetët kosovarë, por edhe ata serbë, duhet të thirren në Strasburg për të parë se si punojnë kolegët e tyre evropianë dhe si vendosin për cështje të rëndësishme.

Ish-ministri ka theksuar se një gjë e tillë duhet të realizohet sa më shpejt, duke parë edhe numrin e konsiderueshëm të vendeve që kanë njohur Kosovën.

"69 vende anëtare të OKB-së kanë njohur Kosovën, përfshirë këtu demokracitë kryesore të botës. Po ashtu, mes këtyre vendeve renditen edhe 33 shtete anëtare të Këshillit të Evropës", ka shtuar McShane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›