Skandali transplanteve në Prishtinë, konfirmohet nga EULEX-i
Zëdhënësi i EULEX-it, në Kosovë, Nicholas Hawton, ka konfirmuar skandalin e transplanteve në Prishtinë, ku shtetasve rusë u janë hequr veshkat në klinikën Medikus.
EULEX-i dhe Prokuroria kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Moskë, që të japin ndihmë ligjore rreth këtij rasti, po kjo është e vërtetë, ka thënë Hawton.
Gazeta ruse Komersant, ka shkruar se organet hetuese ruse kanë pohuar se në mesin e viktimave të transplantimit ilegal të organeve në klinikën Medikus, janë edhe shtetasit rusë.
Ndonëse dy rusëve ju janë hequr veshkat në vitin 2008, kompensimi i premtuar në para, nuk u është paguar kurrë.