Mcllwham:Tryeza për reformën zgjedhore, hap pozitiv

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë Fiona Mcllwham e ka cilësuar si hap pozitiv tryezën e partive politike për ndryshimet në reformën zgjedhore.
Duke folur nga qyteti i Shkodrës ku mori pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetare nderi” të shkrimtares Edit Durham, Mcllwham ka theksuar se tryeza për reformën zgjedhore është një sinjal i mirë për procesin integrues të vendit.
“Ne këtë tryezë, të gjitha partitë kanë mundësi që të shprehin opinionin e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri” ka theksuar Mcllwham.
Gjithashtu ambasadorja Mcllwham ka vlerësuar lart figurën e shkrimtares së njohur britanike Edit Durham.