Më 1 Shtator faza e tretë e fiskalizimit, bizneset që kryejnë transaksione me konsumatorin

Fiskalizimi procesi qe synon te zvogëloje evazionin fiskal pasi transaksionet raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore tashme ka filluar ne dy fazat e tij te para. Për t’u fiskalizuar çdo subjekt duhet të ketë 5 elementë të domosdoshëm qe sjellin edhe kosto , nje biznesi I duhet për të lëshuar fatura elektronike, një kasë të re ose , të përshtasë atë ekzistuesen me software te rinj kjo kase ka nje kosto 230- 275 euro. Duhet një kompjuteri, ose nje celular i cili mund te mbaje programin , instalimi e linjës së internetit eshte gjithashtu u domosdoshem i cili ka nja kosto ninimale mujore prej 15 eurosh dhe printer I cili kushton nga 100-130 euro. Çdo faturë, që do të lëshohet, do të jetë e nënshkruar elektronikisht dhe për këtë, biznesi duhet të pajiset me certifikatën të lëshuar nga AKSHI e cila kushton 4,000 lekë. Referuar çmimeve të tregut, për biznesin e vogël, kostoja e fiskalizimit do të jetë rreth 300 euro. Për bizneset e shërbimit, kostoja fillestare e fiskalizimit llogaritet nga 1,200 deri në 1,300 euro, ndërsa shpenzimet më të mëdha do të jenë për prodhuesit, për shkak të tarifave më të larta të zgjedhjeve software. Kjo kosto është për ato njësi biznesi që shesin tek konsumatori final, vetëm me para në dorë. Bizneset sot kanë një gamë të gjerë zgjedhjesh,pasi deri tani janë certifikuar 30 kompani ofruese të shërbimeve të softwareve, që përkthehet në rritje të konkurrencës dhe rrjedhimisht në ulje të çmimeve.Nderkohe qe ajo qe parashikohet te jete problematike eshte faze e trete e fiskalizimit qe ka te beje me bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë me konsumatorin e cila fillon me 1 shtator. Problematika do të krijohet te bizneset që tregtojnë disa artikuj ushqimore (që mbajnë mall në magazinë) dhe zgjedhin të lëshojnë fatura të fiskalizuara nëpërmjet pajisjeve fiskale.Për bizneset e vogla të shërbimit, siç janë parukeritë, berberët apo dyqanet ushqimore të lagjeve më e favorshme është përdorimi i kasës së përshtatur për fiskalizimin.“Me përdorimin e programeve software bizneset e vogla kanë mundësi të kontrollojnë lëvizjen e mallit. Pra ndjekjen e inventarit do ta kenë më të thjeshtë ta ndjekin në këtë mënyra sesa me faturimin e vjetër nëpërmjet letrave. Me ligjin e fiskalizimit fatura që printohet, në tre faqe. Kjo jo vetëm shton vështirësisë e biznesit, por e bën gati të pamundur ruajtjen e faturave që nevojiten për pasqyrat fiskale.“Në njërën faqe printohen të dhënat e shitësit e blerësit, ne njërën faqe fusha me të dhënat e artikullit dhe në njërën nënshkrimi elektronik. Kjo është një pune e shtuar për biznesin. Argumenti i administratës tatimore është se do të jetë elektronike, por biznesi sërish i printon faturat dhe i mban në dosje për çdo rast. Në fund të vitit mund te jete një zyrë kontabiliteti e punesuar .