Më 12 shtator nisin regjistrimet e studentëve të rinj

Regjistrimi i studentëve fitues për studimet me kohë të plotë do të bëhet sipas listave emërore të renditura nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP).
Kjo agjenci në 11 shtator do të dërgojë në MASH listat paraprake të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve përkatëse të studimit, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në Formularin A2, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara nga qeveria. Sipas udhëzimit, regjistrimi i kandidatëve për të fituar statusin e studentit të pranuar në universitetet publike do të zhvillohet me regjistrim paraprak dhe përfundimtar.
Ky proces regjistrimi do t’i përkasë raundit të parë të pranimeve në universitete, për të cilat aplikimi do të bëhet nëpërmjet Formularit A2. Raundi i dytë i pranimeve do të realizohet për vendet që do të rezultojnë të paplotësuara në universitete, pas mbylljes së regjistrimit përfundimtar, aplikimi do të bëhet me Formularin A3.
Për këtë raund të dytë dhe të fundit pranimesh do të ketë fazë tjetër regjistrimesh, afatet dhe modalitetet e së cilës do të bëhen të ditura më vonë nga Ministria e Arsimit. Dy ditë pas mbylljes së këtij procesi, institucionet publike të arsimit të lartë deri në orën 14.00 të datës 20 shtator 2011, duhet të dorëzojnë në MASH dhe në AKP listën origjinale.
Në bazë të regjistrimeve paraprake të kryera dhe të vendeve të paplotësuara, AKP, në datën 23 shtator 2011, do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, duke ruajtur parimin Meritë-Preferencë, që do të publikohet edhe në faqen e MASH. Listat përfundimtare e kandidatëve fitues, në formë të shkruar dhe elektronike, do t’u dorëzohen universiteteve, sipas programeve përkatëse të studimit, në datën 24 shtator nga AKP. Universitetet duhet t’i afishojnë listat brenda datës 25 shtator. /Start/
2011-09-07 13:46